Ermal Fejzullahu i bën vetes një dhuratë luksoze: “Përshëndeteni bishën time të re”

Ermal Fejzullahu i bën vetes një dhuratë luksoze: “Përshëndeteni bishën time të re”

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të paguar, e si i tillë mund t’i sigurojë vetes një jetë të rehatshme, e shpesh herë edhe luksoze. Këtë e dëshmon edhe blerja e tij më e fundit – një makinë fringo, njofton Insajderi.

Ishte Ermali që e ndau këtë me ndjekësit e tij në Instagram, duke ndarë fotografi të makinës të tipit “BMW”.

“Përshëndeteni bishën time të re”, shkruan ai në njërën nga fotografitë.

Në një tjetër postim ai prezanton makinën nga një kënd tjetër, që në çmimin e tregut kap shifrën atë 100 mijë euro.

Makina e re duhej provuar dhe Ermali iu rrek shpejt rrugëve të Prishtinës për të testuar makinën. Ai ndau edhe një video duke na prezantuar me interierin e BMW-së luksoze. /Insajderi.com