Kjo do të thotë krizë në lidhjen e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit

Kjo do të thotë krizë në lidhjen e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit

Nga emisioni i “Për’puthen”, Tea Trifoni doli në krah të Andi Shehut, por nuk deshi shumë kohë që i gjithë oubliku të kuptonte se ajo ishte në lidhje me një tjetër ish-konkurrent, Beart Rexhepin.

Lidhjen e tyre, ishin çiftin që e konfirmuan me anë të disa fotografive në Istagram. Që atëherë, çifti kanë jetuar ditët më të bukura të dashurisë, madje Tea Trifoni në një intervistë për Olsi Bylykun tha se ata jetonin praktikisht bashkë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Së fundmi, çifti udhëtuan drejt Turqisë për pak ditë pushime, dhe me ta bashkë ishte mamaja dhe motra e Beartit, si dhe motra dhe miku i ngushtë i Teas.

Udhëtimi mund të jetë organizuar për të festuar ditëlindjen e Teas atje, mirëpo asnjë pamje nga festa nuk u publikua duke lënë të kuptohet se ndoshta një e tillë nuk ndodhi farë, duke u nisur nga fakti që ata të dy janë shumë publik në rrjete sociale.

Dyshimet për një krizë në lidhje isën nga disa postime nga ana e Teas dhe Beartit në rrjete sociale.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Pas këtij postimit, Beart publikoi një shkrim në Instagram, i cili ngriti mjaft pikëpyetje.

“Si një Akrep, njerëzit nuk e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, shkruhej në postimin e tij.

Një tjetër zhvillim në rrjete sociale nga ana e Teas, përforcon tanimë dyshimet. Ajo ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Beartin, duke lënë vetëm atë që është pjesë e një ‘giveaway’.

Çifti më nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram, dhe postimet e fundit në Instastory ata më nuk u panë as në shoqërinë e njëri tjetrit. /Insajderi.com