Ka gati një muaj që Fifi po promovon këngën e saj të re. Protagonist në videoklipin e ri është edhe ish-konkurrenti, Fation Kuqari, njofton Insajderi.
Titulli i këngës është “Maniac” dhe ishte planifikuar të lansohej ditën e nesërme. Por, një ndryshim i papritur ka ndodhur me orarin e publikimit, dhe lansimi është shtyrë për të shtunën.
Këtë njoftim e dha vetë Fifi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo tha se për arsye shumë të rëndësishme personale, do na duhet të presim edhe dy ditë për këngën e re.
“Projekti që kam pasur për nesër shtyhet për të shtunën për arsye shumë të rëndësishme të miat. Uroj që s’do zhgënjeheni dhe do keni durim të prisni 2 ditë më shumë. Është një projekt shumë i rëndësishëm për mua dhe kam nevojë të dalë tamam siç i ka hije dhe e di që është diçka e bukur”, është shprehur Fifi në një video të publikuar në Instagram. /Insajderi.com