Çfarë po ndodh mes Kidës dhe reperit gjerman?

Çfarë po ndodh mes Kidës dhe reperit gjerman?

Postimet në Instagram nga ana e Kidës dhe reperit gjerman, Samra ngrenë dyshimet se të dy po vijnë në një bashkëpunim, njofton Insajderi.

Kida ka postuar sot në Instagram një foto të sajën dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”.

Në këtë postim ajo ka etiketuar edhe llogarinë e reperit me prejardhje libaneze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Njësoj si Kida ka vepruar edhe Samra, i cili ka postuar një foto dhe në përshkrim shkruan ndër të tjera: “Unë jam ëndrra jote arabike, vajza shqiptare veshur me YSL”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CATALEYA ED1TION (@samra)

Pas një viti të suksesshëm për Kidën, pritet që ky bashkëpunim të shënojë edhe këngën e saj të parë për vitin 2021. /Insajderi.com