Para tre ditësh, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Eliona Pitarka ndau lajmin se ka sjellë në jetë fëmijën e parë, njofton Insajderi.
Aktorja ndau një fotografi, ku shkruan “Ajo është më në fund këtu”.
Lajmin se është shtatzënë e zbuloi teksa ajo përgjigjej në pyetjet e ndjekësve në Instagram, aktorja konfirmoi edhe lajmin se ajo vërtetë është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Së fundmi, ajo ka publikuar edhe videon e parë teksa mban vogëlushen e saj në duar, emrin e së cilës akoma nuk e ka zbuluar.
“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”, shkruan aktorja krahas videos.
Ndërsa sot, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, aktorja zbuloi edhe emrin e veçantë të të porsalindurës së saj. E bija e Elionës quhet Gala.
“Për çdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu 💕 GALA ALLIU 💕”, shkruan Eliona në postimin e saj. /Insajderi.com
View this post on Instagram