Reagimi moskokëçarës i Fjolla Morinës pas shpalljes së dënimit të saj

Reagimi moskokëçarës i Fjolla Morinës pas shpalljes së dënimit të saj

Fjolla Morina është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Sipas “Dosja.al”, avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”, u shpreh avokatja.

Lajmi për dënimin e saj u raportua gjerësisht, ndërkohë që Fjolla e cila është akoma në arrati, publikoi fotografi në Instagram, e cila ishte shkrepur gjatë pushimeve në Maldive.

Në muajin shkurt ajo udhëtoi për të ishujt tropikal, ku atje edhe veshi fustanin e bardhë. Lajmin se ajo është martuar e ndau një muaj më vonë me disa postime në Instagram.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Më 20 janar ajo u arratis pasi, nga burgu, gjykata e Kukësit vendosi që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie. Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe nisi hetimet. /Insajderi.com