Pas daljes nga “Për’puthen”, Melisa Lleshi, pak javë më vonë, Melisa Lleshi njoftoi se diçka e re po vjen.
Më pas u kuptua se ajo kishte një këngë gati për të debutuar në industrinë e muzikës, njofton Insajderi.
Gjatë ditës, u lansua edhe kënga e parë e Melisës, për të cilën ajo shkroi në Instagram. Debutimi i saj ishte rezultat i një punë të gjatë shtatë vjeçare.
“Shtatë vite që po prisja nismën e rrugëtimit në muzikë”, shkroi ajo duke premtuar se do të punonte fort pas debutimit. “Ju premtoj të gjithëve që do punoj shumë fort për të arritur sa më lart në muzikë”.
Në fillim të muajit shkurt, ajo lansoi edhe këngën e parë të realizuar me videoklip që mban titullin “U kry”.
Kënga “U kry” u bë më e popullarizuara në Shqipëri dhe e shumë dëgjuar. Numër një në Maqedoni dhe trending në Gjermani duke u renditur si e 15-ta më e dëgjuar. Në 24 orët e para të lansimit kënga arriti më shumë se 1 milion shikime.
Por, ashtu siç ka paralajmëruar edhe më parë, Melisa po vazhdon punën e saj për këngë të reja. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi se kënga e dytë është drejt finalizimit.
Nën disa fotografi të shkrepura në një studio muzikore, ajo shkruan “Je tu dek mas meje”.
Sipas postimin kënga e re lansohet së shpejti, ndonëse nuk u bënë detaje më të hollësishme./Insajderi.com
View this post on Instagram