Pas ndarjes, Bearti dhe Tea thumbojnë njëri tjetrin publikisht

Pas ndarjes, Bearti dhe Tea thumbojnë njëri tjetrin publikisht

Para tre ditësh, u bë i ditur lajmi se Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi i kanë dhënë fund lidhjes disa mujore. Përplasja kishte ndodhur kur ata kishin udhëtuar drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas, njofton Insajderi.

Të dy tani kanë nisur edhe deklaratat e forta në rrjete sociale, drejtuar njëri tjetrit.

Ishte Bearti i pari që publikoi disa shkrime në Instagram ku shkruhej:

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Përgjigja e Teas nuk vonoi. Ajo publikoi një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Për më tepër, ndiqni videon e publikuar nga Tea. /Insajderi.com