Albin Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti

Albin Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e aktorit Luran Ahmeti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit nga Shkupi, Luran Ahmeti, njofton Insajderi.

Kurti ka shkruar në Facebook, për kohën kur e kishte njohur aktorin në dramën “Vdekja e Dantonit”, para tri viteve.

“E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë. Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera”, ka shkruar ndër tjersh Kurti.

Kreu i ekzekutivit shprehi ngushëllime për gruan e Ahmetit, Edlira, vajzën Arba, babain Xhabir dhe gjithë familjen e miqtë e Luranit. /Insajderi.com

 

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën…

Posted by Albin Kurti on Friday, 26 March 2021