Aktori i humorit, Rsim Thaqi ka ndërrur jetë sot në moshën 70 vjeçare, njofton Insajderi.
Prej disa ditës ai po qëndronte i shtrirë në kujdesin intensiv ku po trajtohej për virusin COVID-19.
Më 11 mars, vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi kishte bërë thirrje publike që të dhurohej gjak për të atin.
Po atë ditë, me anë të një postimi në Facebook, këngëtarja kishte bërë të ditur se dozat e gjakut ishin siguruar dhe falënderoi të gjitha ata që shprehën vullnetin të reagonin shpejt. /Insajderi.com