Gjeli i pazakontë nga Kosova që “theu” internetin

Gjeli i pazakontë nga Kosova që “theu” internetin

Një video incizim i bërë në Kosovë në të cilin shfaqet një gjel i cili është tri herë më i madh sesa një gjel normal, ka bërë bujë në internet duke “thyer” edhe kufijtë. Ky gjel ka marrë edhe vëmendjen e tabloidit britanik “The Sun”.

Veçantia e këtij gjeli është madhësia e tij, çka ka shkaktuar që videoja të marrë shikime të mëdha përgjatë vikendit dhe të përhapet nëpër internet.

Klipi i cili është publikuar në Instagram është shikuar më shumë se 73 milionë herë, shkruan “The Sun”.

Filmimi tregon gjelin gjigant i cili lëshohet poshtë shkallëve nga koteci i tij.

[arve url=”https://www.youtube.com/embed/_6oHigzVvPw”/]

Kjo madhësi e tij, që le pulat tjera si xhuxhe, ka bërë që njerëzit të spekulojnë se mos është ndonjë njeri i veshur me kostum zogu.

“Mund të kisha bërë be që përderisa po dilte që ishte një njeri me kostum,” ka shkruar një përdorues i Facebookut.

Tani videoja është shpërndarë edhe nëpër tjera rrjete sociale, ndërsa edhe në Youtube kjo video është publikuar nga disa përdorues duke e vënë në garë me gjela të tjerë të këtij lloji. /Insajderi.com