Grida Duma ka një filozofi të thjeshtë por shumë efikase për të qëndruar fizikisht në formë

Grida Duma ka një filozofi të thjeshtë por shumë efikase për të qëndruar fizikisht në formë

Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, për një intervistë larg sferës politike, njofton Insajderi.

Në një pjesë të intervistës, ajo u përgjigj në pyetjet e qytetarëve që ishin nga më të ndryshmet. Një nga ata, e komplimentin deputeten për pamjen dhe e pyet se si qëndron në formë.

Grida thekson se kujdesi për veten është i domosdoshëm dhe nuk duhet lënë anash. Ajo thotë se nuk shpenzon një sasi të madhe të kohës për fizikun mirëpo me vite ka mësuar se çfarë rutine i përshtatet dhe ka efekt pozitiv.

“Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në televizion dhe kujdesit që duhet përpara. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat të ndihmojnë”, thotë ajo.

Me tej shton se ha gjithë ditën racione të vogla ushqimi për t’u kujdesur për veten dhe bën të paktën 30 minuta aktivitet fizik. Gjithashtu, ngjyrat e rrobave që zgjedh e tregojnë edhe më bukur.

“Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrëshe dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilin gjatë fushatës unë e bëj duke ecur”.

Ndërkaq kur nuk është e zënë me fushata, ajo ushtrohet në shtëpi me pesha për rreth 40-45 minuta.

“Para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike. Bëj ushtrime me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve”, shprehet Grida.

Në fund, ajo thekson edhe njëherë rëndësinë e ushqimit. Grida herë pas herë ndryshon menynë ditore për të mos qëndruar gjithnjë tek të njëjtat ushqime.

“Ndryshimi i ushqimeve: nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjërat”. /Insajderi.com