I jepet lamtumira e fundit Cimës

I jepet lamtumira e fundit Cimës

Është varrosur ikona e humorit, Rasim Thaçi – Cima, njofton Insajderi.

Në varrimin e tij morën pjesë shumë figura përfshirë kryeministrin, Albin Kurtin, presidentin në detyrë e kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku e kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku – e shumë figura tjera nga jeta politike, ekonomike e artistike.

Para se të varroset, Cima u nderua në Teatrin Kombëtar – si njëri nga artistët më të mëdhenj që ka pasur vendi ynë.

Cima ndërroi jetë të premten, pasi ishte infektuar me COVID-19. /Insajderi.com