Reperi trondit me dizajnin e atleteve “Nike” – ato përmbajnë gjak njeriu

Reperi trondit me dizajnin e atleteve “Nike” – ato përmbajnë gjak njeriu

Lil Nas X, i cili u bë i famshëm me këngën debutuese “Old Town Road”, dhe u bë një fenonem global krijoi atletet “Satan Shoes” në bashkëpunim me MSCHF, një brend veshjesh.

Raporohet se atletet përmbajnë 66 CC bojë të kuqe dhe një pikë gjak njeriu në taban. Karakteristikat e tjera të atleteve satanike janë një varëse pentagram mbi lidhëse dhe “Lluka 10:18” shkruar anash, një varg biblik rreth rënies së Satanait nga qielli.

Vetëm 666 këpucë të edicionit të kufizuar – do të lansohen në treg më 29 mars – do të prodhohen dhe secila palë do të ketë një numër. Çmimi: 1,018 dollarë.

Ndërsa këpucët janë klasike Air Max ’97 të Nike, kompania e këpucëve ka deklaruar se nuk është e përfshirë në krijimin ose shitjen e tyre. Kompania tha për “Snopes” në një email: “Nike nuk i lëshoi dhe as nuk i krijoi këto këpucë”, njofton Insajderi. /Insajderi.com