Makina “Range Rover” e modeles shqiptare digjet – nisin hetimet

Makina “Range Rover” e modeles shqiptare digjet – nisin hetimet

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mediat shqiptare raportojnë se makina luksoze është në pronësi të modeles shqiptare, Françeska Jaçes, njofton Insajderi.

Makina e vlonjates është djegur pjesërisht pas reagimit të shpejtë dhe zjarri është shuar. Sipas raportit të policisë, më tej njoftohet se një grup hetimor po punon në zbardhjen e ngjarjes dhe shkakun e zjarrit.

“Me datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë shqiptare.

Ndërkohë, modelja nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar, ndërkaq me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo la të kuptohej se ishte shumë larg Vlorës. Modelja ka udhëtuar drejt Brazilit. /Insajderi.com