Adelina Ismaili nuk është rikthyer në ekran për shkaqe shëndetësore

Adelina Ismaili nuk është rikthyer në ekran për shkaqe shëndetësore

Vitin e kaluar, pamë debutimin e Adelina Ismaili si drejtuese emisioni në “Tete a Tete”. Debutimi i saj në sezonin e kaluar televiziv pati një sukses të madh, njofton Insajderi.

Mirëpo, pas mbarimit të edicionit festiv, ku të ftuar kishte të motrën, Zanfinën, Adelina ka mëse dy muaj që i ka munguar ekranit.

Dyshimet e para ishin se emisioni ishte anuluar, mirëpo shkaqet prapa mungesës së saj janë krejtësisht të ndryshme, nisur nga përgjigjet që u dha vetë këngëtarja ndjekësve të saj në Instagram.

Si përgjigje në një koment që këngëtarja mori, ajo shkroi se për arsye shëndetësore ka munguar dhe se së shpejti po rikthehet.

Këngëtarja, tani moderatorja, në një tjetër koment specifikoi se problemet shëndetësore të saj nuk kishin lidhje me COVID-19, duke mos ndarë më shumë detaje. /Insajderi.com