Kapet në kamera përleshja e dhunshme e çiftit të famshëm (VIDEO)

Kapet në kamera përleshja e dhunshme e çiftit të famshëm (VIDEO)
Burimi i fotografisë: SS: TMZ

Në media është raportuar se tradhtia ndau çiftin e njohur Quavo dhe Saweetie. Por diçka më shumë duhet të ketë ndodhur – para se ata të ndaheshin – dhe e gjitha u kap në një video.

TMZ siguroi një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë ku çifti shihen në një përplasje fizike në ashensorit e ndërtesës ku po qëndronin, në veri të Hollywood-it, njofton Insajderi.

Në pamjet e videos, Quavo shihet teksa i ik një goditjeje nga e dashura e tij, dhe një çantë ngjyrë portokalli bie në tokë, të cilën Saweetie përpiqet ta kapë.

Atë moment reperi kap çantën për të cilën  më pas përleshen. Në një moment ai e kap atë nga krahu dhe gjuan brenda në ashensor.

Swaeetie vazhdon të qëndrojë në tokë – me gjasë e lënduar – dhe reperi që nuk e ndihmon.

Më poshtë mund të ndiqni videon e publikuar nga TMZ. /Insajderi.com