Është bërë një listë e gjatë këngëtarësh që dolën nga “Për’puthen” dhe kësaj i shtohet edhe djali nga Maqedonia, Arsim Abduli, njofton Insajderi.
Teksa përgjigjej në pyetjet e ndjekësve të tij, ai zbuloi se ëndrra e tij më e madhe ishte të bëhej në reper i suksesshëm. Gjithashtu ndau edhe pak nga kënga e re që do të lansohet së shpejti.
Arsimi ka zbuluar se kjo këngë do të publikohet deri në fund të muajit prill ose fillim të majit.
“Më besoni, unë do të bëj çmos që të dalë në fund të prillit, në fillim të majit, por do të jetë me ju gjatë gjithë vitit”, ka treguar ai.
Në anën tjetër, ish-konkurrenti është përfolur për një lidhje me Ana Lleshin të cilën gjithashtu shumë shpejtë do ta shohim në muzikë. /Insajderi.com