Në pritje të ëmbël – Almeda Abazi tregon gjendjen e saj shëndetësore pas infektimit me COVID-19

Në pritje të ëmbël – Almeda Abazi tregon gjendjen e saj shëndetësore pas infektimit me COVID-19

Para pak ditësh, Almeda Tolgahan dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman njoftuan ndjekësit se janë infektuar më COVID-19, njofton Insajderi.

Për më tepër, modelja është edhe në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndërkohë, Tolga ishte shtrirë në spital për të trajtuar simptomat e tij.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i Coronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, kishte njoftuar Tolgahan.

Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

Ndërkohë pak orë më parë, Almeda ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore teksa shihet duke marrë ajër në natyrë.

“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com