U njoftua të premten se aktori Regé-Jean Page, i cili luajti Dukën jashtëzakonisht tërheqës, nuk do të përsërisë rolin e tij për sezonin e dytë të dramës historike të suksesshme të Netflix, “Bridgerton”, njofton Insajderi.
Lajmi erdhi në formën e një shënimi nga personazhi i shfaqjes, Lady Whistledown, postuar në llogarinë e verifikuar të “Bridgerton” në Tëitter.
“Të nderuar lexues, ndërsa të gjithë sytë drejtohen drejt kërkimit të Lord Anthony Bridgerton për të gjetur një Viscountess, ne përshëndesim Regé-Jean Page, i cili luajti në mënyrë triumfale Dukën e Hastings”, lexonte njoftimi. “Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton”. /Insajderi.com
Your Grace, it has been a pleasure. 💜🐝 pic.twitter.com/kX1nIG8pz7
— Bridgerton (@bridgerton) April 2, 2021