Shkurte Fejza shërohet nga COVID-19

Shkurte Fejza shërohet nga COVID-19

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza së bashku me bashkëshortin e saj janë shëruar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Shkurta thotë se kishte dy javë që u përball me këtë virus, ndërsa falënderon mjekët për kujdesin ndaj saj dhe bashkëshortit, Hajrushit.

“Përshëndetje miqësia ime.

Pas dy javë përballje të rënda me Covid 19 por duke ju falënderuar

angazhimit maksimal të fëmijëve tanë për shërimin tone dhe mjekëve të nderuar dr. Arben Vishaj dhe dr. Behxhet Osmani ja pra sot po ju shkruajmë me Hajrushin sërish dhe iu informojmë se ia dolëm me sukses.

Kujdes ruajeni shëndetin”, shkruan këngëtarja./Insajderi.com