Adriana Matoshi përgënjeshtron raportimet se është e infektuar me COVID-19 – publikon dëshmi

Adriana Matoshi përgënjeshtron raportimet se është e infektuar me COVID-19 – publikon dëshmi

Në media online gjatë ditës së sotme u raportua se deputetja në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi është infektuar me COVID-19 dhe se në dijeni të gjendjes së saj shëndetësore, ajo mori pjesë në seancën për votimin e presidentit, njofton Insajderi.

Deputejta reagoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, ku publikoi edhe rezultatin si dëshmi që ajo ka rezultuar negative për virusin me datë 2 prill të këtij viti.

Ajo e quan të turpshme këtë përpjekje për të sabotuar procesin e formimi të institucioneve në Kosovë.

“Është e turpshme dhe e paprecedent lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen”, shkruan ajo.

Duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që ajo ka pasur sulme kaq publike ajo publikoi edhe dokumentin që përgënjeshtron raportimet e fundit. /Insajderi.com

Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të…

Posted by Adriana Matoshi on Sunday, April 4, 2021