The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për të mbështetur këtë komunitet

The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për të mbështetur këtë komunitet
Burimi i fotografisë: CBS Photo Archive/Getty Images

Këngëtari i muzikës pop The Weeknd ka dhuruar 1 milion dollarë ndihmë ushqimore në Etiopi, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin Tigray, njofton Insajderi.

“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi të Etiopisë ndërsa civilët e pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa arsye dhe fshatra të tërë po shpërngulen nga frika dhe shkatërrimi,” shkroi ai në Instagram. “Do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin”.

Këngëtari emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye lindi në Kanada nga prindër etiopianë emigrantë, Makkonen dhe Samra Tesfaye.

Në vitin 2020, ai bëri një seri donacionesh të mëdha për shkaqe të ndryshme: 1 milion dollarë për lehtësimin e Coronavirus-it, 500,000 dollarë për organizatat që luftojnë pabarazinë racore dhe 300,000 dollarë për viktimat e shpërthimit të portit në Bejrut. /Insajderi.com