Katy Perry ka shumë detyra në listën e “gjërave që duhen bërë”, mirëpo depilimi i këmbëve nuk është njëra ndër to.
Gjatë një episodi të “American Idol”, këngëtarja 36 vjeçare, tha se angazhimet e saj si nënë kanë lënë anash rutinën e saj, teksa komentonte performancën e një prej konkurrenteve, Cassandra Coleam, njofton Insajderi.
“Zëri yt është një eksperiencë shpirtërore”, i tha ajo konkurrentes. “Në fjalë të tjera, engjëllore. Si një nënë e re nuk kam shumë kohë kështu që kam hequr dorë nga depilimi i këmbëve. Por ku ti këndove qimet në këmbët e mia u rritën për një centimetër e gjysmë. Më bëre mishin kokrra. Ishte e mrekullueshme”.
Për të dëshmuar atë që tha, Perry ngriti këmbët lart në tavolinën e saj, në mënyrë që kamera ta fokusonte – ndërkohë, kolegu i saj, Luke Bryant e konfirmoi deklaratën e saj. “Ajo ka qime në këmbë”, tha Bryan. /Insajderi.com