Si një grua shtatzënë me COVID-19, Almeda Abazi jep një këshillë

Si një grua shtatzënë me COVID-19, Almeda Abazi jep një këshillë

Para pak ditësh, Almeda Tolgahan dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman njoftuan ndjekësit se janë infektuar më COVID-19, njofton Insajderi.

Për më tepër, modelja është edhe në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndërkohë, Tolga ishte shtrirë në spital për të trajtuar simptomat e tij.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i Coronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, kishte njoftuar Tolgahan.

Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, modelja iu përgjigj një ndje këses tha se ajo ka qenë e sëmurë me virusin për 20 ditë dhe nuk mund të trajtohej me medikamente sepse është shtatzënë.

Duke ditur këtë fakt, ajo thekson se gjendja e mirë mendore dhe morali i lartë e ndihmoi atë të përballonte të gjithë frikën dhe pasiguritë. Almeda gjithashtu tha se në këshillim me mjekun e saj ka marrë lloje të vitaminave.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, ka shkruar Almeda. /Insajderi.com