Kandidatët për “Oscar” do të kualifikohen si punëtore thelbësorë

Kandidatët për “Oscar” do të kualifikohen si punëtore thelbësorë
Burimi i fotografisë: AMPAS

Të nominuarit në “Oscar” dhe të ftuarit e tyre do të kualifikohen si punëtorë thelbësorë në Los Anxhelos për të marrë pjesë në eventin prestigjioz, njofton Insajderi.

Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, të planifikuar në 25 Prill, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i dërgoi një letër kandidatëve dhe të ftuarve të tyre, duke i siguruar që mund të marrin pjesë personalisht pasi konsiderohen “punëtorë thelbësorë”. Organizimi i çmimeve specifikon që ky status u jep kandidatëve disa përjashtime nga kufizimet e parashikuara për pandeminë, por i detyron ata të bëjnë karantinë dhe teste molekulare.

Të gjithë aplikantët dhe të ftuarit duhet të kenë minimumi dy teste molekulare negative të kryera nga Akademia dhe një total prej tre testeve gjatë javës që paraprin Oscar. Secili prej aplikantëve dhe të ftuarit e tyre duhet të paraqesin planin e udhëtimit dhe karantinës për miratim deri më 8 prill, me ndryshime të mundshme deri më 12 Prill./Insajderi.com