Sipas një sondazhi të ri, të paktën 46% e amerikanëve do ta mbështesnin Dwayne Johnson (The Rock) në kandidimin presidencial. Aktori dhe ish-mundësi profesionist ka lënë të kuptohet shumë herë se politika është në planet e tij, shkruan NewsWeek, transmeton Insajderi.
Sondazhi zbuloi se 29% do të mbështesnin The Rock, si president dhe aktorin Matthew McConaughey si guvernator i Teksasit, ndërsa 17% do të mbështesnin vetëm The Rock.
Përveç aktorit, sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin nëse të tjerë të famshëm duhet të kandidonin për president. Një kandidim nga Angelina Jolie kishte mbështetjen e 30% të anketuarve, ndërsa 27% mbështesnin Oprah Winfrey dhe 22%, Tom Hanks.
Në total, rreth 63% e të anketuarve thanë se yjet e Hollywood-it, do “të bënin politikanë të mirë”, nëse kanë “aftësi politike” dhe “ekipin e duhur”. Sondazhi u krye në internet mes 30.138 njerëzve nga data 2 prill deri në 4 prill dhe nuk ka informacion për marzhin e gabimit. /Insajderi.com