Sot, reperi Don Xhoni është djali i ditëlindjes. Ai po mbush 21 vjet, njofton Insajderi.
Për këtë ditëlindje, ai paralajmëroi se do u dhuronte fansave të tij një këngë e cila është lansuar. Kënga me titull “Maffia” është realizuar me videoklip.
Ndonëse asnjëherë më parë Don Xhoni nuk ka publikuar dhuratat që ka marrë, ai publikoi një befasi i bënë fansat e tij.
Në një pëlhurë që mbahej nga një dron në ajër, shkruhet: ““Urime Ditëlindjen Don Xhon. Drenica është krenare me ty. Mbreti është 21”, është shkruar në surprizën që i është bërë reperit, për të cilën ai mesa duket është gëzuar jashtë mase”.
Në videon që ai ka ndarë në Instagram, reperi shkruan: “”Zakonisht unë nuk i publikoj dhuratat, por kjo është ”brutal” haha”. /Insajderi.com