Ndërron jetë aktori i njohur i Hollywood-it

Ndërron jetë aktori i njohur i Hollywood-it

Walter Olkewicz, aktori i njohur për rolin e tij në seritë e “Twin Peaks” në vitet e ’90, është ndarë nga jeta. Ai vdiq në moshën 72 vjeçare.

Këtë lajm e konfirmoi vetë djali i Olkewicz, skenaristi Zac Olkewicz, për Hollywood Reporter se aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, Kaliforni.

Në dy dekadat e fundit Walter vuante nga probleme shëndetësore. Operacionet e shumta në gju, çuan në infeksione të ndryshme, duke bërë që të bëheshin shkak që ai të largohej nga aktrimi.

Ai e portretizoi Jacques Renault, një krupier dhe banakier, si dhe vëllanë e Bernie të Michael Parks dhe Bernie të Clay Wilvx në serinë televizive në 1990.

Edhe pse nuk ishte në gjendje të ecte ose të qëndronte për periudha të gjata, Olkewicz nisi të punonte në teatër, dhe më pas themeloi kompaninë e tij, “The Jewel Box”, si dhe punoi si drejtor artistik. /Insajderi.com