Ditëlindja e Xhensilës nis me një befasi në mëngjes dhe dedikim romantik nga bashkëshorti

Ditëlindja e Xhensilës nis me një befasi në mëngjes dhe dedikim romantik nga bashkëshorti

Xhensila Myrtezaj sot po feston ditëlindjen. Këngëtarja mbushi sot 28 vjet, njofton Insajderi.

Mëngjesin e ditës së sotme e nisi me një befasi të këndshme në shtëpinë e saj. I gjithë ambienti ishte rregulluar me tullumbace dhe në tavolinë shihej një buqetë e madhe trëndafilash.

Edhe e vogla Ajka ishte aty për t’i uruar nënës së saj ditëlindjen. “Ajkushi i mamit ti më çon në qiellin e 7-të”, shkruan Xhensila në postimin e saj ku të dyja kishin veshur akoma pizhamet.

Më vonë, bashkëshorti i saj, Bes Kallaku ndau një fotografi me të, ku e uroi për ditëlindje.

N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”, shkruan ai si gjithnjë me disa nota humori. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)