Abuzivë dhe absurdë – kështu i komenton fqinji i Vin Diesel truprojat e aktorit

Abuzivë dhe absurdë – kështu i komenton fqinji i Vin Diesel truprojat e aktorit

Fqinji i Vin Diesel kritikoi ekipin e madh të sigurisë së yllit, duke pretenduar se prania e rojeve në komunitetin e tyre të mbyllur privat është “abuzive” dhe “absurde”, sipas një raporti, njofton Insajderi.

“Për disa javë kam parë personalisht dhe kam dëgjuar nga pronarët e tjerë të shtëpive shfaqjen e paparë dhe abuzive të njerëzve tuaj të sigurisë rreth shtëpive dhe plazhit tonë”, shkroi fqinji në një letër për Diesel të marrë nga TMZ. “Duke na marrë në pyetje, duke bllokuar rrugën tonë me pesë ose gjashtë vetura. Ndalimi i banorëve ndërsa ecin kur ti drejton biçikletën tënde”.

53-vjeçari po merr me qira një shtëpi në Republikën Dominikane që ndodhet në “një komunitet ku askush nuk është kërcënues për ty, ose dikë tjetër që na viziton”, thuhet në letër.

“… Ne jemi mësuar të shohim shumë njerëz të famshëm si ju, por që nuk kanë imponuar rregullat e tyre personale dhe arbitrare ndërsa shkelin paqen dhe kënaqësinë tonë, të pronarëve të shtëpive dhe mysafirëve tanë ndërsa jemi këtu”, shkroi fqinji.

Fqinji i shkroi shënimin pasi ekipi i sigurisë së Diesel dyshohet se “bllokoi këmbësorët dhe trafikun” në mënyrë që aktori dhe fëmijët e tij të mund të ngisnin biçikletat e tyre gjatë Pashkës, sipas TMZ. /Insajderi.com