Enca na prezanton pak nga kënga e re dhe i premton vetes dy gjëra

Enca na prezanton pak nga kënga e re dhe i premton vetes dy gjëra

Enca po shijon pushimet në Dubai në një nga resortet më luksoze që vendi ka për të ofruar, njofton Insajderi.

Ajo është treguar zemërgjerë edhe me postime të bollshme në llogarinë e saj në Instagram, dhe në disa nga ato ajo na prezantoi edhe këngën që do të lansojë së shpejti.

Bëhe fjalë për këngën “Zemër” për të cilën publiku është në dijeni që nga fundi i vitit të kaluar, mirëpo dhënë problemet shëndetësore të këngëtares, kënga nuk është lansuar, njofton Insajderi.

Më poshtë mund të dëgjoni pak nga kënga e re e Encës.

Në postimet pasuese, ajo i bëri vetes edhe dy premtime. Ajo thotë se 2021-ta është viti i saj dhe do të lansojë shumë këngë të reja dhe do të bëjë pushime çdo muaj.

“2021-ta është viti im! E gjitha cka do të bëj është të publikoj këngë të reja dhe të shkoj për pushime çdo muaj”, shkruan në postimin e saj. /Insajderi.com