Gjatë muajit dhjetor në “Për’puthen”, Tea Trifoni realizoi disa takime me Elvisin, tatuazhistin, ish-konkurrent në emision.
Në një nga takimet ai i ofroi t’i gdhendte një tatuazh asaj, dhe stili që ajo zgjodhi ishte shumë minimalist. Më pas në studio, pohoi se ajo ka disa tatuazhe të vogla në trupin e saj, sepse i pëlqen të tillë.
Mirëpo së fundmi, ajo ka shtuar edhe një tjetër në koleksionin e saj të artit trupor, veçse ky i radhës ishte më masiv dhe shtrihej përgjatë parakrahut të saj.
Më anë të një videoje që postoi në llogarinë e saj në Instagram, ish-konkurrentja na prezantoi me tatun e re.
Në një postim tjetër, ajo tha se numri i tatuazheve që ka momentalisht është pesë. Ndërkaq në një tjetër postim, ajo tha se nuk do të bënte kurrë tatuazh emrin ose inicialet e partnerit të saj. /Insajderi.com