Reperi shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes për balonin gastrik

Reperi shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes për balonin gastrik

Big Kik ka vendosur që të mos duket më si emri i tij skenik. Reperi i është nënshtruar ndërhyrjes së balonit gastrik, ndërsa eksperiencën e tij e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Në një video të ndarë në rrjete sociale, ai deklaroi se përveç përkushtimin të tij në sport, ai ka vendosur të bëjë këtë ndëhyrje për humbje më të shpejtë të peshës.

Ndër të tjerash ai deklaron se adhuron ushqimin, mirëpo në një moment të jetës së tij ai kishte arritur peshën prej 160 kilogramëve.

Kur peshorja i tregoi këtë numër, ai vendosi se duhet të bënte disa zgjedhje më të shëndetshme sa i përket fizikut.

Më tej në video ai tregon edhe eksperiencën e tij më balonin gastrik dhe udhëtimin drejt humbjes së peshës. /Insajderi.com