Së fundmi, modelja Oriola Marashi ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar ndjekësit se fundjavën që lamë pas ajo qëndroi në Romë për një fotosesion pjesë e fushatës së “Guess”, njofton Insajderi.
Ndër të tjerash, në postimin e saj ajo falënderoi të gjithë ata që e bënë këtë eksperiencë shumë të këndshme për modelen.
“Çdo ditë është një bekim. Kalova një fundjavë të mrekullueshme në Romë, duke pozuar për fushatën magjike të “Guess”. Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar që njoha njerëz të mrekullueshëm, miq që u kthyen në familje, ëndrra që u kthyen në realitet. Faleminderit Paul Marciano që më besove, faleminderit Nima Benati dhe faleminderit gjithë skuadrës së Guess që na mbështeti dhe na dha ngrohtësi”, ka shkruar modelja përkrah disa fotove të saj të shkrepura afër fontanës Trevi në Romë.
View this post on Instagram
Në po të njëjtin postim ajo ka etiketuar edhe Natalia Braulich që kishte shkrepur fotografitë e bukura të modeles në postimin e mësipërm Braulich.
Braulich u vu në vëmendje të mediave rozë për lidhjen dhe ndarjen me senzacionin latin Maluman. Madje pas ndarjes me këngëtarin ajo u përfol për një lidhje me futbollistin, Neymar, por më pas u deklarua se mes tyre ka vetëm miqësi. /Insajderi.com