Policia ndërhyn në “Dua të të bëj të lumtur” – Çfarë ndodhi?

Policia ndërhyn në “Dua të të bëj të lumtur” – Çfarë ndodhi?

Në episodin e ardhshëm të “Dua të të bëj të lumtur”, nën moderimin e Arbana Osmanit që na shoqëron çdo të shtunë, do të transmetohet një histori dashurie, njofton Insajderi.

Do të jetë historia e dy të rinjve që duan njëri tjetrin por e kanë të ndaluar të jenë bashkë.

Në një moment të klipit prezantues për episodin e ardhshëm, i riu mban në duar një unazë martese.

“U del përballë ti të gjithëve nëse unë të them po?”, dëgjohet t’ia kthejë vajza.

Kuptohet që familjet e të dyve janë kundër bashkimit të tyre, dhe situata tensionohet në pikën që duhet ndërhyrja e policisë. /Insajderi.com