Arbenita Ismajli është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ajo me Feron do të bëhen prindër për herë të parë. Në jetë po vjen një vajzë, njofton Insajderi.
Së fundmi në një intervistë për “A Tv” përmes thirrjes me video na Gjermani, prindërit e ardhshëm rrëfyen për pritjen e ëmbël.
Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.
“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.
Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikime si gjithë gratë shtatzënë, por më pas gjithçka kaloi.
“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në tremestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tregoi Arbenita.
Prindërit e ardhshëm thanë se në të ardhmen duan edhe më shumë fëmijë. Sa i përket jetesës çifti planifikojnë të mbesin në Gjermani. /Insajderi.com