Ana Kauri do i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje estetike

Ana Kauri do i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje estetike

Sa ishte akoma konkurrente në “Për’puthen”, Ana Kauri injektoi mbushës për të rritur volumin e buzëve të saja, njofton Insajderi.

Tre muaj më parë, ajo u shpreh se ky ndryshim ishte vendim i momentit.

“Thjesht ishte një vendim i momentit”, thotë ajo duke shtuar se akoma nuk ka arritur në rezultatet e kënaqshme. Doja më pak, por buza ime ishte shumë e ndjeshme, s’kisha injektuar asnjëherë.”

Në fillim të marsit ajo njoftoi se ndërhyrja që kishte kryer ishte më invazive se injektimi i buzëve. Ajo i ishte nënshtruar rinoplastikës për të korrigjuar hundën.

Së fundmi ajo publikoi një postim në llogarinë e saj ku njofton ndjekësit se do të kryejë edhe një ndërhyrje estetike.

Në një postim të mëtejshëm ajo zbuloi se kësaj here ajo do të rregullojë diçka që nuk pëlqen shumë tek vetja e që janë dhëmbët. /Insajderi.com