Ndahet nga jeta një nga yjet e “Peaky Blinders”

Ndahet nga jeta një nga yjet e “Peaky Blinders”

Helen McCrory, aktorja britanike më e njohur për rolet e saj në filmat ‘Harry Potter’ dhe ‘Peaky Blinders’, ka vdekur, njoftoi të premten burri i saj, aktori Damian Lewis, njofton Insajderi.

“Jam zemërthyer t’ju njoftoj që pas një beteje heroike me kancerin, gruaja ime e bukur mbylli sytë paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo vdiq ashtu siç jetoi. Pa frikë. Shko e vogla jonë drejt ajrit dhe faleminderit.”- shkruan ai.

Helen ka luajtur personazhin e  Narcissa Malfoy tek Harry Potter si dhe tek Skyfall. Aktorja që prej 2007-ës ishte e martuar me aktorin Damian Lewis me të cilin kishte dy fëmijë, 14 dhe 13 vjeçar. /Insajderi.com