Don Phenom zbulon portretin e djalit të tij të parë

Don Phenom zbulon portretin e djalit të tij të parë

Për reperin shkodran, Don Phenom 2021-ta nisi shumë ëmbël.

Ai u bë baba për herë të parë dhe lajmin e ëmbël e ndau me ndjekësit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram në janar, njofton Insajderi.

Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër të një djali që i lanë emrin, Troi.

“Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021”, shkroi reperi në një postim tashmë të fshirë nga llogaria e tij.

Rreth dy muaj më parë, reperi i cili ruan me xhelozi jetën e tij private, publikoi fotografinë e parë me të birin por pa i zbuluar portretin.

Në një postim të 16 prillit, ai publikoi edhe fotografinë e parë të plotë të vogëlushit Troi duke zbuluar edhe portretin e tij. Fotografia pa përshkrim u shoqërua me emojin e një zemre dhe hajmalisë për ta mbrojtur nga syri i keq. /Insajderi.com