Ky është shqetësimi i Arbenita Ismajlit përgjatë gjithë shtatzënisë së saj

Ky është shqetësimi i Arbenita Ismajlit përgjatë gjithë shtatzënisë së saj

Modelja, Arbenita Ismajli është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, reperin, Fero.

Ajo është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe më jetë po vjen një vajzë.

Arbenita së fundmi ka publikuar një video nga një përdoruese e TikTok, ku paraqet edhe problemin e saj më të madh përgjatë gjithë shtatzënisë e që është urinimi, njofton Insajderi.

Në fakt kjo është e njëjtë për çdo grua që ka kaluar shtatzëninë. Urinimi i shpeshtë është një simptomë e zakonshme e shtatzënisë së hershme, por gjithashtu mund të rishfaqet më vonë gjatë shtatzënisë ndërsa mitra dhe foshnja juaj rriten, duke ushtruar presion mbi fshikëzën tuaj.

Ajo që shkakton urinimin e shpeshtë është sasia e rritur e gjakut në trupin tuaj. Për të përpunuar këtë rrjedhje të gjakut, veshkat tuaja duhet të prodhojnë lëngje shtesë, të cilat më pas përfundojnë në fshikëzën tuaj.

Në një intervistë së fundmi, Arbenita foli pak edhe për fillimet e shtatzënisë së saj.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në tremestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tregoi Arbenita.

Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj periudhe, modelja dhe bashkëshorti i saj Fero kanë qëndruar në Gjermani shumicën e kohës, dhe ata të dy planifikojnë të qëndorjnë atje për lindjen e vajzës. /Insajderi.com