Dy javë më vonë, që kur Edi Rama padashje zbuloi shtatzëninë e gazetares, Eni Vasili, në një intervistë të re, ajo na zbuloi edhe detaje të reja, njofton Insajderi.
moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe e gjendur përballë fëmijëve u përgjigj në pyetje shumë personale që vetëm vogëlushët dinin të bënin.
Ajo tregoi se partnerin e saj, që nuk është i njohur për publikun, Armandin e ka takuar për herë të parë në Tiranë, në mesin e disa miqve të përbashkët.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”
Çifti tani kanë vendosur të vazhdojnë jetën në Shqipëri, dhe së shpejti bëhen prindër për herë parë. Gjithashtu ajo tregoi se i ka premtuar bashkëshortit një ceremoni të thjeshtë martesore, por që të jenë të pranishme dhe vajzat. Ndërsa për dy vogëlushet që presin, Eni zbuloi edhe emrat që kanë zgjedhur.
“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha gazetarja, moderatore në emisionin “Open”. /Insajderi.com