Pas këngës debutuese “U kry” para dy muajsh, Melisa Lleshi është gati për këngën e radhës.
Ajo paralajmëroi këngën e re me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë një fotografi nga videoklipi, njofton Insajderi.
“E ti po m’don”, shkruan ajo duke zbuluar pak nga teksti i këngës. Në shkrimin e saj gjithashtu ka bashkangjitur edhe një “A ❤️”, që coi ndjekësit e saj në spekulime se ajo shkronjë qëndron për Andin dhe kënga e re ka lidhje me të.
Për muaj të tërë që nga dalja nga “Për’puthen”, është përfolur se Melisa është në lidhje me Andi Shehin. Për këtë foli edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e emisionit, dhe mohoi të gjitha thashethemet.
Mirëpo shumë detaje në rrjete sociale dhe fotografi të përbashkëta vetëm sa përforcojnë aludimet se ata janë një çift. /Insajderi.com