Të dy artistët, Maluma dhe Butrint Imeri janë adhurues të bojës në trup. Të dy në vazhdimësi kanë rritur koleksionin e tyre të artit trupor.
Së fundmi, Maluma publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku kërkon nga ndjekësit të gjejnë se cilat tatuazhe janë të reja.
View this post on Instagram
Një nga ndjekësit u përgjigj se gdhendjet e reja me bojë janë: Syri në gishtin e tij, trëndafili në pëllëmbën e dorës dhe katër elementet e tokës në secilin gisht dhe “7 DJ” në anën e veshit.
Ndërkohë, edhe Butrin Imeri publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku kishte shtrirën krahun dhe tregonte tatuazhin e ri. Është një trëndafil pikërisht si i senzacionit latin, Malumas. Për më tepër, edhe vendi ku ishte krijuar arti ishte në pëllëmbë të dorës.
Në fotografinë që ai ka ndarë shihet tatuazhi “1996” që është edhe viti i lindjes së këngëtarit, dhe më sipër poshtë mëngës së tij ka të tatuazhuar edhe portretin e një personazhi anime.
Në korrik të vitit 2020, Butrinti kishte vizatuar portretin e Gokut, personazhi nga filmi i animuar “Dragon Ball”. Ky tatuazh është i veçantë për këngëtarin pasi i kujton fëmijërinë e tij prandaj edhe ka vendosur ta bëjë në një vend të dukshëm. /Insajderi.com