Si do të tingëllojë kënga e re – Melisa Lleshi publikon një sekuencë të klipit

Si do të tingëllojë kënga e re – Melisa Lleshi publikon një sekuencë të klipit

Pas këngës debutuese “U kry” para dy muajsh, Melisa Lleshi është gati për këngën e radhës. Gjatë ditës ajo ndau një sekuencë të shkurtër të shkëputuar nga videoklipi ku shfaqet me një kostum rozë. Në pak sekonda ajo na prezantoi edhe pak nga kënga e re me titull “Leje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by melissadaaily (@melissadaaily)

Ajo paralajmëroi këngën e re me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë një fotografi nga videoklipi, njofton Insajderi.

“E ti po m’don”, shkruan ajo duke zbuluar pak nga teksti i këngës. Në shkrimin e saj gjithashtu ka bashkangjitur edhe një “A ❤️”, që coi ndjekësit e saj në spekulime se ajo shkronjë qëndron për Andin dhe kënga e re ka lidhje me të.

Për muaj të tërë që nga dalja nga “Për’puthen”, është përfolur se Melisa është në lidhje me Andi Shehin. Për këtë foli edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e emisionit, dhe mohoi të gjitha thashethemet.

Mirëpo shumë detaje në rrjete sociale dhe fotografi të përbashkëta vetëm sa përforcojnë aludimet se ata janë një çift.