Sa fitonin aktorët e “Game of Thrones” për çdo episod?

Sa fitonin aktorët e “Game of Thrones” për çdo episod?

Game of Thrones është një nga shfaqjet më të mëdha televizive që bota ka parë ndonjëherë, prandaj nuk është për t’u habitur që disa nga yjet e saj kryesorë – përfshirë Emilia Clarke, Peter Dinklage, Lene Headey dhe Nikolaj Coster-Waldau – janë ndër disa nga aktorët më të paguar në botë, njofton Insajderi.

Le ta pranojmë: Nuk do të njihnim emra si Maisie Williams dhe Gwendoline Christie nëse nuk do të ishin rolet e tyre ikonike në “Game of Thrones”.

Ky serial ka thyer rekorde anë e kënd globit dhe është shndërruar në serialin më të vlerësuar të “HBO” dhe rrogat që aktorët kanë marrë e reflekton këtë.

  • Peter Dinklage (Tyrion Lannister): 1.2 million dollarë për episod.
  • Emilia Clarke (Daenerys Targaryen): 1.2 dollarë për episod.
  • Nikolaj Coster-Waldau (Jamie Lannister): 1.2 dollarë për episod.
  • Kit Harrington (Jon Snow): 1.2 dollarë për episod.
  • Sophie Turner (Sansa Stark): 253,000 dollar për episod.
  • Maisie Williams (Arya Stark): 253,000 dollar për episod.

Janë bërë gati dy vjet që kur “Game of Thrones” përfundoi, mirëpo 17 prilli shënon përvjetorin e 10-të të premierës së historisë epike.

HBO po e feston këtë përvjetor, me një muaj të mbushur me evente si rikthim në episode, mbledhje fondesh dhe detaje të reja për serialin e ardhshëm “House of Dragon”.

Këtë të hënë, HBO Max ka lansuar një faqe në internet “Spotlight Page” që ri-sjellë episodet e preferuara të adhuruesve dhe dokumentarë të prapaskenave. /Insajderi.com