Kreatori i famshëm, Valdrin Sahiti me 20 prill njoftoi se ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, njofton Insajderi. Inokulimi u bë në Shqipëri.
Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai publikoi një fotografi të dokumentacionit që dëshmon marrjen e vaksinës.
Doza e parë e vaksinimit u injektua me 20 prill, ndërkaq sipas protokollit dozën e dytë, kreatori do ta marrë me 20 qershor.
Pas vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, ai është përgjigjur ndjekësve që e kanë pyetur në vazhdimësi simptomat që ka përjetuar.
Ai shkruan se ka ethe, temperaturë dhe plogështi shumë të madhe. Si shumë të vaksinuar ai njoftoi se ka edhe kokë dhembje.
“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë ai. /Insajderi.com