Një postim i futbollistit, Lorik Cana për disa minuta tronditi ndjekësit e tij. Babai i dy fëmijëve dhe bashkëshorti i Monica Ercoli, shkroi një shkrim të gjatë për takimin e tij me ish-të dashurën pas 10 vjetësh.
Por mos u shqetësoni, me ish-të dashur, ai ka fjalën për makinën e tij të vjetër, njofton Insajderi.
“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.
Pak sekonda më vonë, ai publikoi edhe fotografinë e makinës së tij. “Më lini t’ua prezantoj”, shkruan ai me nota humori. /Insajderi.com