Bebe Rexha po e shijon jetën me të dashurin e saj të ri, Keyan Safayari, me të cilin filloi lidhjen në fillim të vitit 2020. Ajo ka ndarë një video në një moment shumë privat me të dashurin teksa shkëmben një puthje në buzë me partnerin, njofton Insajderi.
Muaj më parë ajo kishte folur pak për lidhjen e saj dhe si familja saj e kishin pritur atë
“Na pëlqen ky djalë. Mendoj se është i mirë. Është shumë i mirë”, tha ajo për “Entertainment Tonight”. “Ky djalë është i veçantë. Është i dashur, kujdeset për mua, kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë”.
“Është sinqerisht një person i mrekullueshëm dhe më bën të lumtur”, shtoi më pas ajo.
Rexha tha se Safayari ka qenë shoqëruesi perfekt gjatë pandemisë së Coronavirus-it.
“Nuk isha e vetmuar gjatë karantinës”, tha ajo. “Kam një burrë të mrekullueshëm tani në jetë. Jam mirënjohëse për të dhe po e shijoj jetën kudo që të më qojë”.
Kjo është romanca e parë publike e Rexhës në vite. Ajo gjithashtu foli me ET se pse kryesisht e mban Safyari jashtë mediave sociale.
“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, unë nuk do të të postoj në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta”, tha me shaka këngëtarja.
“Unë kam një marrëdhënie dashuri-urrejtje me mediat sociale”, tha Rexha. “I dua sepse mund të flas me fansat e mi dhe të shoh se çfarë po ndodh me ta, por më pas ju shihni gjëra që nuk doni t’i shihni”. /Insajderi.com