Në një postim të 11 prillit, Emina Cunmulaj zbuloi mse është shtatzënë. Ky do të jetë fëmija i tretë për çiftin, Emina dhe Sam Nazarian, njofton Insajderi.
Ajo publikoi një fotografi ku shihet me vajzat e saj të gjitha të veshura në bikini ku shkruan, “Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël”.
Teksa modelja dha lajmin se familjes po i shtohet një vogëlush, në postimin e saj në Instagram ajo shkruan, “Vogëlushi ynë është rrugës dhe ne jemi të gjithë të lumtur”.
View this post on Instagram
Gjatë ditës ajo publikoi një fotografi ku shihet duke ushtruar dhe me përshkrimin e saj zbulon se ajo ka kaluar tremestrin e parë dhe është në muajin e pestë të shtatzënisë.
“Shkojmë. Një tjetër xhiro. Dhe patjetër duke sjellë me vete edhe barkun tim 5 muajsh”, shkroi Emina përkrah postimit të saj.
Modelja nga Mali i Zi u martuar me biznesmenin iranian-amerikan, Sam Nazarian në vitin 2015. Çifti u bekuan me vajzën e parë, Ella Faria Nazarian në mars të vitit 2016. Vajza e dytë, Mia Soraya, erdhi në jetë në maj të vitit 2018. /Insajderi.com